Të mërkurën fillon afati kalimtar

Nje top hendbolli ne rrjete te golit

Afati i rregullt kalimtar për hendbolliste dhe hendbollistë për edicionin 2020/21 do të filloj të mërkurën, më 15 korrik, dhe do të vazhdojë  deri më 31 korrik, në përputhje me  Rregulloren mbi regjistrimin e  klubeve, lojtarëve, statusin dhe transferimin i tyre.

Të drejtën e paraqitjes së kërkesave për regjistrim e kanë të gjithë ata lojtarë dhe lojtare që nuk kanë kontrata valide me skuadrat  e tyre, apo me marrëveshje të skuadrave, sipas Rregullores mbi regjistrimin e  klubeve, lojtarëve, statusin dhe transferimin i tyre.

Kurse për lojtarët që vijnë nga skuadrat jashtë territorit të Kosovës, regjistrimi mund të bëhet deri në fund të muajit shkurt, konform Rregulloreve të Federatës Evropiane dhe asaj Ndërkombëtare.

Lojtarët të cilët aplikojnë për statusin e  lirë sipas  Rregullores  mbi regjistrimin e  klubeve, lojtarëve, statusin dhe transferimin i tyre, kanë të drejtë regjistrimi deri më 15 tetor 2020, mirëpo paraprakisht duhet aplikimi për statusin e  lirë dhe mund të shfrytëzohet afati përfundimtar i 15 tetorit 2020.

Lajme tjera