Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Të mërkurën fillon Botërori i hendbollisteve

Kampionati i 25-të Botëror në hendboll për femra fillon të mërkurën në Spanjë. Botërori mbahet deri më 19 dhjetor, ndërsa është i pari me 32 Kombëtare pjesëmarrëse. Holanda e mbron titullin që e kishte fituar në vitin 2019.
Në grupin A janë Franca, Mali i Zi, Angola e Sllovenia. Në grupin B bëjnë pjesë Federata e Hendbollit e Rusisë, Serbia, Kameruni e Polonia, ndërsa në grupin C janë Norvegjia, Rumania, Kazakistani e Irani.
Holanda, Suedia, Porto Riko dhe Uzbekistani janë në grupin D, ndërsa Gjermania, Hungaria, Çekia e Sllovakia do të garojnë në grupin E.
Grupi F përbëhet nga Danimarka, Koreja e Jugut, Tunizia dhe Kongo. Në grupin G janë Kroacia, Japonia, Brazili e Paraguai, derisa Austria, Argjentina e Kina janë rivalë të Spanjës në grupin H.
Ndeshja mes Spanjës dhe Argjentinës, që luhet të mërkurën nga ora 20:30 e hap Botërorin.
Të kujtojmë që në kualifikime për Botëror ishte paraqitur edhe Kombëtarja jonë. Madje vajzat tona kishin paraqitje shumë të mirë ndaj Austrisë, që është kualifikuar në Botëror. Më 19 mars të këtij viti në Austri, Kombëtarja vendase fitoi 26:20, ndonëse pas pjesës së parë Kombëtarja jonë ishte në epërsi, 12:11. Vajzat tona kishin zhvilluar lojë të fortë edhe me Italinë, por megjithatë ishin mposhtur 24:22. Në fazën e dytë kualifikuese, Austria e kishte kaluar Poloninë dhe kështu bëri vend në Botërorin që nesër fillon në Spanjë.