Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Të mërkurën finalja e dytë, Ferizaj e Istogu premtojnë tjetër spektakël hendbolli

Të mërkurën luhet ndeshja e dytë e serisë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Nga ora 18:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj takohen Ferizaj e Istogu.

Ndeshjen e parë të luajtur të shtunën e ka fituar Istogu me rezultat 32:31. Ndeshja e parë e luajtur në Istog ishte shumë interesante dhe dramatike deri në fund. Një tjetër ndeshje interesante dhe dramatike kanë premtuar të dy skuadrat finaliste.

Istogut i duhet edhe një fitore apo barazimi në Ferizaj për të fituar titullin e kampionit. Istogaset udhëtojnë me qëllim për ta ngritur lartë trofeun e kampionit. Ndërkohë Ferizaj duhet të bëj dy fitore për të fituar titullin. Pra ferizajaset fillimisht synojnë ta fitojnë ndeshjen në shtëpi për ta barazuar rezultatin në 1:1 dhe kështu ta sigurojnë ndeshjen e tretë që sërish do të luhej në Istog.
Edhe në Ferizaj pritet të ketë shumë shikues në palestër.