Të mërkurën në Gjakovë grumbullohen hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës. Kjo Kombëtare merr pjesë në Kampionatin e 16-të Mesdhetar që mbahet në Greqi prej 26 shkurtit deri më 5 mars.
Kryetrajneri i Kombëtares U17, Mitat Ferati, më herët ka shpallur listën e lojtareve në të cilat llogaritë. Mesdhetari vlerësohet garë e fortë, ndërsa synim i Kombëtares sonë është zhvillimi i mëtejmë. Ky do të jetë grumbullimi i tretë i kësaj gjenerate.
Algjeria, Kroacia, Greqia, Italia, Mali i Zi, Rumania, Spanja, Tunizia dhe Turqia janë kombëtaret tjera pjesëmarrëse. Pas disa ditë përgatitje në Gjakovë, Kombëtarja udhëton për në Greqi.