Të mërkurën kryendeshje në Gjilan, të enjten në Prishtinë

Këtë mesjavë luhen takimet e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Është xhiro që vë përballë mes vete katër skuadrat e para në tabelën e klasifikimit, prandaj priten ndeshje të forta e interesante.

Kështu të mërkurën (nesër) nga ora 19:00 në Gjilan takohen Drita e Kastrioti. Të dy skuadrat i kanë nga 12 pikë, ndërsa humbjet e vetme i kanë pësuar nga Besa Famgas që udhëheq në tabelë me 14 pikë. Kastrioti është aktualisht i dyti, ndërsa Drita e katërta. Mes tyre po me 12 pikë është Prishtina.

Të mërkurën luhet edhe ndeshja Trepça – Zhegra, që fillon në ora 18:00.

Derbi i madh luhet të enjten nga ora 19:00 në kryeqytet. Përballë do të jenë nënkampioni Prishtina dhe kampioni, Besa Famgas. Besa të shtunën në Pejë shënoi fitore ndaj Kastriotit dhe pejanët shpresojnë të vazhdojnë me fitore. Në anën tjetër te Prishtina shpresojnë të ndalin hovin e Besës.

Të enjten luhen edhe dy ndeshje tjera. Prej orës 19:00 luhet derbi lokal mes Samadrexhës e Vushtrrisë kurse në termin të njëjtë zhvillohet takimi Drenica – Vëllaznimi. 

Lajme tjera