Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Të mërkurën mësohen skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës

Të mërkurën luhen katër ndeshjet çerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në tri prej ndeshjeve favorite janë skuadrat mysafire, ndërsa në një favorizohet skuadra vendase.

Fituesja në fuqi e Kupës së Republikës, Besa Famgas, luan si mysafire e Prizrenit, nga ora 18:30. Besa është favorite absolute për të kaluar në gjysmëfinale.

Prishtina luan në Gjakovë ndaj Vëllaznimit nga ora 19:30 dhe po ashtu vlerësohet se është më afër gjysmëfinales. Kastrioti luan në Drenas ndaj Drenicës, nga ora 19:00 dhe pritjet janë që të avancojë.

Skuadra e vetme vendase që llogaritet favorite është Trepça. Mitrovicasit takohen me Vushtrrinë nga ora 18:00.