Të mërkurën zhvillohen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Prej orës 18:30 është ndeshja Prishtina – Besa Famgas. Kjo ndeshje zhvillohet në Bardhodh, ndërsa Prishtina do ta kërkojë befasinë e madhe. Skuadra pejane megjithatë llogaritet favorite.
Prej orës 20:00 janë ndeshjet Llapi – Kastrioti dhe Vushtrria – Trepça. Derisa fituesi në fuqi i Kupës, Kastrioti, është favorit i madh në ndeshjen në Podujevë, ndeshje interesante pritet në Vushtrri.
Rahoveci kalon direkt në gjysmëfinale për shkak të tërheqjes së Vjosës nga garat.