Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Te Prishtina pranojnë se AEK-u është favorit, por premtojnë maksimumin

Shorti i së mërkurës nuk ishte shumë i favorshëm për KH Prishtinën, që në raundin e tretë të Kupës Evropiane përballet me AEK-un e Athinës. AEK-u ka përbërje të fortë me plot lojtarë të huaj dhe vlerësohet prej skuadrave më të forta në këtë garë. Në vitin 2018 luajti në finale të Kupës Sfiduese kurse në gara evropiane paraqitet rregullisht.Ndeshja e parë luhet më 12 dhjetor në Athinë kurse e kthimit më 19 dhjetor në Prishtinë. Trajneri i Prishtinës, Taib Kabashi ka premtuar maksimumin në përpjekje për të kaluar ekipin grek.“AEK-u i Athinës është kundërshtari më i fortë i mundshëm. Bëhet fjalë për ekip shumë të mirë, që ka në radhët e tij lojtarë nga Spanja, Kroacia, Serbia, Brazili dhe lojtarët më të mirë vendor. Fati jonë është që lojën e parë e zhvillojmë në Greqi e të dytën në Prishtinë. Në sport asnjëherë nuk i dihet. Do të japim maksimumin, me të gjitha forcat që kemi”, ka thënë Kabashi.Edhe Prishtina ka përbërje cilësore, me reprezentues të vendit dhe lojtarë me përvojë.