Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Të shtunën derbi mes Trepçës e Prishtinës

Katër ndeshje të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) luhen të shtunën. Vëmendja do të jetë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku zhvillohet derbi i xhiros. Nga ora 18:00 takohen Trepça e Prishtina, dy skuadrat me nam në hendbollin tonë.


Trepça ka fituar pesë ndeshjet e deritashme dhe është lidere e klasifikimit me 10 pikë. Prishtina është e treta me 8 pikë. Ka katër fitore e një humbje. Pritet ndeshje e bukur hendbolli dhe atmosferë sportive.


Ndeshje e mirë pritet të jetë edhe ajo në mes të Llapit dhe Vëllaznimit, që luhet nga ora 19:00 në Podujevë. Prej orës 19:00 takohen edhe Drenica e Rahoveci. Ndërkohë Zhegra e Deçani luajnë prej orës 14:00 në Ferizaj.

Ndeshja mes Kastriotit dhe Besa Famgas luhet më vonë për shkak se Besa të dielën luan me Borcin e Banjallukës në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Kupës Evropiane.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve është java e katërt. Të shtunën janë takimet Istogu – Drita (12:00) dhe Prizreni – Ulpiana (16:30). Kurse ndeshjet e së dielës janë: Samadrexha – Lepenci (14:00), KEK-u – Vushtrria (17:00).