Katër ndeshje të javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) zhvillohen të shtunën (nesër).
Kampioni, Ferizaj, e pret Dritën e Gjilanin, në ndeshjen që fillon në ora 16:00. Nga ora 14:00 luhet ndeshja Shqiponja – Jusuf Gërvalla, kurse prej orës 15:00 takohen Prishtina e KEK-u.
Në Gjakovë nga ora 18:00 takohen Vëllaznimi e Kastrioti.
Ndeshjet Vjosa – Vushtrria e Istogu – Samadrexha luhen më vonë për shkak të ndeshjes evropiane mes Istogut e Vushtrrisë.