Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Të shtunën katër ndeshje te hendbollistet

KH Istogu para nje ndeshje

Katër ndeshje të javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) zhvillohen të shtunën (nesër).

Kampioni, Ferizaj, e pret Dritën e Gjilanin, në ndeshjen që fillon në ora 16:00. Nga ora 14:00 luhet ndeshja Shqiponja – Jusuf Gërvalla, kurse prej orës 15:00 takohen Prishtina e KEK-u.

Në Gjakovë nga ora 18:00 takohen Vëllaznimi e Kastrioti.

Ndeshjet Vjosa – Vushtrria e Istogu – Samadrexha luhen më vonë për shkak të ndeshjes evropiane mes Istogut e Vushtrrisë.

Lajme tjera