Të shtunën seminari për trajnerë

Të shtunën më 7 shtator do të mbahet seminari qëndror për trajner në prag të edicionit 2019\2020 të kampionatit të Kosovës në hendboll. Seminari mbahet në palestrën “Adem Jashari” në Obiliq, ndërsa është obligativ. Në këtë seminar do të bëhet edhe licencimi I trajnerëve për edicionin e ri të garave.

Për trajnerët kosovarë do të ligjërojë ekspertja nga Kroacia, Lidija Bojiq-Çaçiq, që është e licencuar nga Federata Evropiane e Hendbollit. Do të ligjërohet për tema të ndryshme si: rëndësia e kryqëzimeve (ndërrimi i vendeve) në hendbollin modern, puna individuale me lojtarë dhe tema të tjera.

Pjesa teorike mbahet prej orës 10:00 deri në ora 13:30, ndërsa pjesa praktike prej orës 14:30 deri në ora 17:30 ku do të demonstroj skuadra e KH Prishtina. Seminarin e organizon Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës, që tashmë bënë edhe shkollimin e trajnerëve sipas RINCK Konventës. Aktivitetet e Shoqatës së Trajnerëve pritet të jenë të shumta gjatë kampionatit të ri.

Lajme tjera