Të shtunën tri ndeshje, derbi në Vushtrri

Tri ndeshje të javës së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) luhen të shtunën (nesër). Kampioni aktual, Besa Famgas është favorit kundër Vëllaznimit, në ndeshjen që fillon në ora 19:00. Favorit është edhe Prishtina ndaj Prizrenit, kurse ky takim fillon në ora 19:30.

Ndeshja më interesante e së shtunës pritet të jetë ajo në mes të Vushtrrisë dhe Trepçës, që fillon në ora 20:00. Takohen dy rivalë nga i njëjti regjion, që gjithnjë kanë treguar lojëra të bukura. Vushtrria mbanë vendin e gjashtë me 10 pikë derisa Trepça është e treta me 15 pikë.

Në “Minatori” ndeshja mes Trepçës e Vushtrrisë kishte përfunduar me rezultat të barabartë.
Java e 12-të vazhdon të dielen me ndeshjen në mes të Llapit e Drenicës (18:30). Të hënën është takimi Kastrioti – Drita (20:00).

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Federata e Hendbollit e Kosovës është vlerësuar lart për organizimin e një tjetër ngjarjeje ndërkombëtare. …

Njëra prej lojtareve kryesore të Kosovës, Arlinda Hajdari, ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen e …

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë humbur ndeshjen vendimtare të raundit të parë kualifikues për …

Perfaqesuesja e Kosoves ne hendboll duke festuar me Kryeministrin Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Luksemburgut. Ai …

Me numër shumë të limituar të lojtareve (10 gjithsej, prej tyre 3 portiere), Kombëtarja e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) është kthyer në rrugën e sukseseve. Pas shenjave të …

Portugalia e ka nisur me fitore bindëse turneun kualifikues në Prishtinë. Të enjten pasdite, Portugalia …

Prej të enjtes e deri të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë …