Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Tereza eliminon Prishtinën nga gara për Kupë të Kosovës

Tereza e ka eliminuar Prishtinën në raundin e parë të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Ndeshjet e raundit të parë në të dy konkurrencat janë zhvilluar në mesjavë.

Tereza e Obiliqit fitoi me rezultat 37:32.

Melike Ipçi udhëhoqi Terezën me dhjetë gola. Nga tetë i kishin Kaltrina Paci e Arjeta Imeraj, ndërsa shtatë gola i realizoi Ardiana Prapashtica.

Te Prishtina 12 gola i realizoi Angelika Luberecka, ndërsa tetë i kishte Eduarta Kurteshi.

Në ndeshjet tjera dallimi në cilësi ishte më i madh.

Fituesi në fuqi i Kupës, Ferizaj, e mposhti Vjosën me 36:23.

Kampioni, Istogu, fitoi 49:30 ndaj Dukagjinit. Besa e mposhti Jusuf Gërvallën me rezultat 26:11, ndërsa Shqiponja fitoi ndaj skuadrës CLICK me rezultat 47:19.

47:12 përfundoi ndeshja Vushtrria – Trepça, derisa Kastrioti fitoi 62:13 ndaj Ulpianës.

Te hendbollistët, Trepça fitoi 36:28 ndaj Istogut, në ndeshjen më interesante. Prishtina e mposhti Dritën me rezultat 56:38, derisa Vjosa fitoi ndaj Prizrenit me rezultat 48:33.