Të hënën është tërhequr shorti për Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në të dy konkurrencat. Edicioni 2021/2022 fillon më 2 tetor.
Në Ligën e Parë të hendbollistëve garojnë dhjetë skuadra, disa prej tyre me nam në hendbollin tonë.
Ndeshjet e xhiros së parë janë: Vjosa – Prizreni, Istogu – KEK-u, Drita – Samadrexha, Dukagjini – Ulpiana, Vushtrria – Lepenci.
Ndërsa në Ligën e Parë të hendbollisteve, ndeshjet e xhiros së parë janë: Deçani – Prizreni, Dukagjini – CLICK, Trepça – KEK-u. Llapusha është e lirë në xhiron e parë.