Tërhiqet shorti për Ligën e Parë të hendbollistëve

Të martën është tërhequr shorti për Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Në Ligën e Parë do të garojnë tetë skuadra, ndërsa ndeshjet e xhiros së parë zhvillohen më 1 e 2 tetor.

Shorti ka përcaktuar që në xhiron e parë Ulpiana ta pret Istogun. Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Vjosës e Samadrexhës, ndërsa Lepenci e pret Prizrenin, që ka synime të mëdha. Dukagjini – Drita është ndeshja tjetër e javës së parë të Ligës së Parë të hendbollistëve.

Lajme tjera