Tërhiqet shorti për Ligën e Parë

Të mërkurën në Federatën e Hendbollit të Kosovës është tërhequr shorti për Ligën e Parë në të dy konkurrencat. Po ashtu janë konfirmuar çiftet e javës së parë të Superligës së meshkujve.

Për shkak të tërheqjes së Trepçës dhe Drenicës, Superliga e meshkujve do të zhvillohet me
tetë skuadra, ndërsa xhiroja e parë zhvillohet më 28 e 29 shtator. Trepça e Drenica do të garojnë në Ligën e Parë.

Ndeshjet e xhiros së parë në Superligën e meshkujve janë: Kastrioti – Vushtrria, Prizreni – Besa Famgas, Drita – Prishtina, Vëllaznimi – Llapi.

Edhe në Ligat e Para në të dy konkurrencat, gara nis më 28 e 29 shtator. Te meshkujt ndeshjet e javës së parë janë: Ulpiana – Drenica, Lepenci – Samadrexha, Deçani – KEK-u, Rahoveci – Dukagjini, Trepça – Zhegra. Vjosa pushon në xhiron e parë.

Në Ligën e Parë (femrat) në xhiron e parëtakohen: Prizreni – Verona, Ulpiana – Dukagjini, Trepça – CLICK, Deçani – KEK-u, Vjosa – Llapusha.

Lajme tjera