Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Test i rëndësishëm i Kombëtares A

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll kishte një test të rëndësishëm të premten mbrëma në Shkup.
Të përzgjedhurit e selektorit Bujar Qerimi luajtën ndeshje stërvitore me Emiratet e Bashkuara Arabe, që fituan në fund me rezultat 26:23. Ndeshja ishte thuajse e barabartë, ndërsa dy selektorët e shfrytëzuan për të provuar skema të ndryshme taktike.
Qerimi në dispozicion ka pasur një grup të kufizuar lojtarësh, marrë për bazë që ende të gjithë lojtarët e Kosovës nuk janë në grumbullim.
Më efikasi ishte Kushtrim Ninaj me gjashtë gola. Nga tri i shënuan Arbios Mushkolaj, Jon Muqolli, Matej Thaqi e Dominik Palushi. Nga një gol e shënuan Festim Mustafa, Rron Ramadani e Atdhe Basholli, ndërsa dy gola i kishte Armend Alaj. Në përbërje ishin edhe Kastriot Jupa, Arti Luzha, Haris Berisha, Enis Kuleta, Liridon Zena e Jon Vokshi.
Kombëtarja jonë ka nisur me stërvitje të enjten, ndërsa Kombëtarja e Emirateve të Bashkuara Arabe është së bashku për shumë javë tashmë.
Tjetër ndeshje kontrolluese me Emiratet e Bashkuara Arabe zhvillohet të shtunën mbrëma në Shkup.

Lajme tjera