Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për Kampionatin Evropian që prej të shtunës mbahet në Prishtinë.
Të mërkurën në kryeqytetin tonë, Kosova U20 luajti ndeshje kontrolluese me Britaninë e Madhe, që tashmë ka arritur në vendin tonë.
Ndeshja ishte e nivelit të mirë, ndërsa djemtë tanë fituan 29:27.
Shtabi teknik i udhëhequr nga selektori Bujar Qerimi ka provuar të gjithë 18 lojtarët, ndërsa janë provuar vendosje të ndryshme taktike dhe mënyra të ndryshme të lojës në mbrojtje dhe sulm.
Djemtë tanë i kanë edhe dy ditë në dispozicion për t’u përgatitur sa më mirë për Evropian.
Ndërkohë po bëhen të gjitha përgatitjet që Evropiani të ketë rrjedhë shembullore, si të gjitha ngjarjet e deritashme të organizuara nga FHK-ja.
Pos Britanisë së Madhe në Prishtinë tashmë kanë arritur edhe gjyqtarët e ndeshjeve, të cilët të enjten do të kenë trajnim të rëndësishëm.
Prej të enjtes fillon ardhja e ekipeve tjera kombëtare.