Test i suksesshëm për Kombëtaren tonë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka zhvilluar një ndeshje të suksesshme testuese në prag të kualifikimeve për Botëror.

Të dielën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, kombëtarja jonë u përball me Kuvajtin. Kuvajti fitoi me rezultat 22:14, por paraqitja e Kombëtares sonë ishte e kënaqshme deri në fazën përfundimtare të ndeshjes.

Për afro 45 minuta rezultati ishte thuajse i barabartë por më pas Kuvajti u shkëput në rezultat.

Selektori Taip Ramadani ka provuar gjëra të reja në këtë ndeshje. Janë ushtruar skema të ndryshme taktike e kombinime të lojtarëve. Ramadani ua ka dhënë mundësinë të gjithë lojtarëve kurse kanë debutuar në Kombëtaren A, Liridon Zena, Albin Xhafolli e Leonard Gegaj. Të hënën nga ora 17:00 luhet ndeshja tjetër miqësore me Kuvajtin.

Drilon Tahirukaj (4), Luigj Quni (3), Drenit Tahirukaj (1), Bujar Ramosaj (1), Kastriot Jupa (1), Leonard Gegaj (1), Albin Xhafolli (1), Fatlum Ahmeti(1) e Jon Muqolli (1) kanë shënuar golat për Kombëtaren tonë.

Ndeshja u zhvillua në atmosferë të bukur sportive para rreth 1200 shikuesve. Falenderojmë qytetarët e Rahovecit për përkrahjen, e po ashtu Komunën e Rahovecit që mundësoi zhvillimin e ndeshjeve në këtë qytet.

Lajme tjera