Të mërkurën në Ferizaj janë testuar hendbollistet kandidate për vend në Kombëtaren U17 të Kosovës. Pjesëmarrëse ishin plot 29 hendbolliste të klubeve tona. Selektori Agron Shabani dhe trajnerët Arben Parduzi e Granit Sahiti kanë përcjellë me vëmendje punën e lojtareve të reja, një pjesë e të cilave do tē paraqiten në Evropianin e Divizionit B që muajin e ardhshëm mbahet në Lituani.