Testohen hendbollistët për Kombëtaren U18

Të shtunën prej orës 11:00 në Gjakovë mbahet testimi i lojtarëve kandidatë për Kombëtaren U18 të Kosovës në hendboll. Në këtë testim janë ftuar 22 lojtarëve të klubeve tona. Testimi do të bëhet nën mbikëqyrjen e selektorit të Kosovës, Bujar Qerimi.

Janë ftuar lojtarë të lindur në vitet 2004 e 2005. Ndërkohë me potencial për vend në Kombëtare janë edhe lojtarët e lindur në vitin 2006 e më të rinj, që janë pjesë e kampit të FHK-së që mbahet po ashtu në Gjakovë. Ata do të vlerësohen nga trajnerët përgjegjës në kamp.

Kombëtarja U18 në muajin e ardhshëm do të garoi në Evropianin e Divizionit B. Testimi i lojtarëve të lindur në vitin 2004 e 2005 do të bëhet në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë. Lojtarët duhet të jenë prezent para orës 11:00.

NrEmriEkipi
1Drin RadoniqiKH Besa Famgas
2Ermal MehmetajKH Besa Famgas
3Aldijon CacajKH Deçani
4Eriol DautajKH Deçani
5Bleron CacajKH Deçani
6Ardrin DobrajKH Deçani
7Shpëtim MetajKH Istogu
8Elton GashiKH Kastrioti
9Omer RamaKH Llapi
10Adonis LushakuKH Llapi
11Jon QoqajKH Prishtina
12Jon AliuKH Prishtina
13Ardit DemaKH Rahoveci
14Sadri DragajKH Trepça
15Albin FazliuKH Trepça
16Luigj KolajKH Vëllaznimi
17Labinot KërleshiKH Vëllaznimi
18Erion HoxhaKH Vëllaznimi
19Flodi KamberiKH Vëllaznimi
20Florent BehramiKH Vushtrria
21Elion GoçiKH Zhegra
22Hezer GroshaKH Prizreni

Lajme tjera