Trajnerët të hënën mbajnë Kuvendin zgjedhor

Të hënën prej orës 11:00 në sallën e konferencave në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë, do të mbahet Kuvendi i rregullt zgjedhor i Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës.

Të drejtë pjesëmarrje në Kuvendin zgjedhor kanë nga tre delegatë të autorizuar të klubeve të Superligës së meshkujve, nga dy të Superligës së femrave dhe nga një delegate i klubeve të Ligës së Parë të meshkujve dhe femrave. Delegatët duhet të jenë të anëtarësuar dhe licencuar në Shoqatë, ka njoftuar kryetari aktual i saj, Leonard Cula. Klubet e ligës së parë të meshkujve e fitojnë të drejtën edhe në një delegat, nëse i kanë në gara ekipin e juniorëve apo kadetëve.

Lajme tjera