Trepça e Kastrioti me fitore të reja

Skuadrat favorite nuk kanë lejuar befasi në ndeshjet e xhiros së fundit të stinorit vjeshtor të luajtura të mërkurën.

Trepça ka fituar ndaj Llapit në Podujevë me rezultat 32:28. F. Klinaku udhëhoqi mitrovicasit me 9 gola kurse A. Hoxha realizoi 10 gola për Llapin.

Trepça e përfundon edicionin vjeshtor në vendin e tretë me 17 pikë nga 14 ndeshje. Llapi renditet i nënti me 4 pikë.

Kastrioti është përballur me Zhegrën në Ferizaj dhe ka fituar me rezultat 34:30. Zhegrasit e fituan pjesën e parë me 16:15 por në të dytën vendasit u kthyen fuqishëm dhe arritën te fitorja. Kastrioti renditet i katërti me 16 pikë kurse Zhegra është e gjashta me 13 pikë.

Kastriotin e udhëhoqi F. Mustafa me 12 gola. Te Zhegra u dallua Ad. Isufi me 8 gola.

Llapi – Trepça 28:32 (10:17)

Llapi: Mani, Bugujevci, Havolli, Hoxha 10, Hasani 4, Beshiri, E. Bugujevci , Muqiqi 3, Ademi 3, E. Havolli 6, A. Mani, Bajrami 2.

Trepça: Buqinca 1, R. Shabani 3, K. Terziqi 1, Abrashi, Klinaku 9, Abazxhiku 6, Maxhera 1, Sejdijaj, Parduzi 3, Voca, Cimili 3, A. Shabani 5.

Kastrioti – Zhegra 34:30 (15:16)

Kastrioti: Hajdini, Tafarshiku 1, A,. Dugolli 7, Selmani 3, Bislimi 4, Rudari 4, Mustafa 12, Bytyqi 2, Brahimi, Qerimi, D. Dugolli, Bega 1.

Zhegra: Shaqiri, Murseli, L. Haziri 1, E. Isufi, F. Isufi 3, Kurexhaj, Aliu 4, Ibrahimi, Ag. Isufi , Ad. Isufi 8, A. Haziri 5, Agushi 2, Misini 7.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Nesër nga ora 13:00 tërhiqet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Turneu final i …

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të vlerësohet. Kosova ishte në …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Finalen skuadra vushtrriase e …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova