Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Trepça e Kastrioti me fitore të reja

Trepça ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll. Në kuadër të javës së shtatë, mitrovicasit shënuan fitore të vështirë ndaj Drenicës në Drenas me vetëm një gol dallim, 24:23.

Pas pjesës së parë Trepça kishte gjashtë gola epërsi, 16:10. Në fillim të pjesës së dytë Drenica kishte seri të mirë dhe rezultati u barazua në 16:16 në minutën e 43-të. Prap kishte barazim në minutën e 46-të (18:18), por prap mitrovicasit kaluan në epërsi. Në minutën e 53-të rezultati u barazua në 20:20, por mitrovicasit sërish kthyen epërsinë prej një apo dy gola dhe e mbajtën deri në fund.

F. Cimili me 9 gola ishte më efikasi te Trepça. Te Drenica u dalluan K. Kastrati e P. Zekaj me nga 6 gola.

Në Podujevë, Kastrioti i Ferizajt ka fituar kundër Llapit me rezultat bindës, 46:29. 20:15 për Kastriotin ishte rezultati i pjesës së parë.

A. Dugolli e L. Shabani shënuan nga 9 gola për ferizajasit. Te Llapi Havolli e Hoxha kishin nga 7 gola të shënuar.

Të dielen (17:00) luhet derbi në mes të Prishtinës dhe Besa Famgasit.

Drenica – Trepça 23:24 (10:16)

Drenica: Geci, Muqolli, Kastrati 6, Zekaj 6, Baliu, Gashi 4, Batatina 2, Binaku 1, Hamza 1, Sahiti 2, Zariqi, Xhota.

Trepça: B. Terziqi, Buqinca, Maxhera 3, Neziri 3, R. Shabani 3, Zhubi 1, Qabra, Nimani 1, Shala, K. Terziqi, Cimili 9, A. Shabani 5, Beqiri, Sejdijaj.

Llapi – Kastrioti 29:46 (15:20)

Llapi: Havolli 7, Visoka 5, Bogujevci 3, Mani, E. Bogujevci 1, Hoxha 7, Hasani 3, Osmani, Beshiri 2, Hyseni.

Kastrioti: D. Dugolli 1, Syla 3, Qerimi, A. Dugolli 9, Brahimi 1, Bislimi 5, Shabani 9, Rudari 8, Mustafa 7, Selmani 1, Bytyqi 2, Jupa, P. Qerimi.

Lajme tjera