Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Trepça fiton derbin dramatik në Rahovec

Një ndeshje shumë interesante është luajtur të premten mbrëma në Rahovec. Në kuadër të xhiros së 20-të të Superligës A, Trepça e mposhti Rahovecin me rezultatin e ngushtë, 37:35.
Ndeshja ishte e fortë dhe shumë interesante. Në të shumtën e kohës në epërsi ishin herë njëra e herë skuadra tjetër.
Në minutën e 55-të, mitrovicasit u shkëputën në katër gola. Por Rahoveci me lojë presing në gjithë fushën ia doli të afrohet në 35:34 në minutën e 58-të. Më pas Sali Maxhera shënoi për 36:34 e më pas edhe për 37:34. Alban Haziri shënoi golin e fundit në ndeshje për rezultatin përfundimtar, 37:35.
Kushtrim Kastrati ishte më efikasi te Trepça me shtatë gola. Nga gjashtë i shënuan Sali Maxhera e Shpëtim Mehmeti, ndërsa nga pesë i kishin Deniz Terziqi dhe Lulëzim Shabani.
Te Rahoveci u dallua Alban Haziri me 10 gola. Pesë i kishte Marley Wallace, sa edhe Mali Luzha.
Trepça forcohet në pozitën e dytë me 24 pikë, ndërsa Rahoveci është i katërti me 19 pikë.
Superliga A vazhdon të shtunën e të dielën. Ndeshjet e Superligës A transmetohen direkt në RTV 21 Plus.

Lajme tjera