Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Trepça fiton dhe forcohet në pozitën e tretë

Shpëtim Mehmeti ka shënuar 13 gola për ta udhëhequr Trepçën drejt fitores ndaj Deçanit.
Deçani e Trepça u përballën të premten mbrëma në ndeshjen e parë të xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll.
Mitrovicasit u shkëputën që në pjesën e parë, të cilën e fituar 22:10. Në pjesën e dytë vetëm e konfirmuan fitoren e thellë.
Muhamet Dubovci i shënoi nëntë gola për Trepçën, ndërsa tetë i kishte Yassine Henahen. Me pesë gola kontribuoi Ermir Smaka.
Te vendasit, Ardrin Dobraj i shënoi nëntë gola. Pesë i kishte Albilon Loshaj, ndërsa katër i kishte Eminent Dobraj.
Me fitore Trepça është forcuar në pozitën e tretë. I ka 24 pikë nga 17 ndeshje.
Deçani është i gjashti me 6 pikë.

Lajme tjera