Trepça fiton ndeshjen interesante, Prishtina e Kastrioti nuk lejojnë befasi

Ndeshje e mirë është luajtur të shtunën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku u përballën Trepça dhe Prizreni.

Fitore në ndeshjen e javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) ka shënuar Trepça me rezultat 36:28. Dallimi është bërë në pjesën e dytë, ndërsa pjesa e parë përfundoi me një gol epërsi në të mirë të Prizrenit, 17:16.

S. Maxhera e B. Neziri kanë shënuar nga 7 gola për mitrovicasit. Te Prizreni, që po konsolidohet dhe po paraqitet gjithnjë e më mirë, më efikasi ishte Sh. Mehmeti me 10 gola. 6 herë realizoi V. Zherka. Trepça renditet e katërta me 7 pikë, kurse Prizreni është i nënti me 2 pikë.

Të shtunën u luajtën edhe tri ndeshje tjera të javës së gjashtë. Prishtina e Kastrioti nuk kanë lejuar befasi. Prishtina është përforcuar në vend të parë me 12 pikë, pas fitores që e shënoi si mysafire e Vushtrrisë me rezultat 33:25. Kastrioti në Ferizaj ka fituar ndaj Drenicës me 37:32. Pikët e para i fitoi Vëllaznimi që në Gjilan e mposhti Dritën me 46:29.

Trepça – Prizreni 36:28 (16:17)

Trepça: Buqinca, B. Terziqi, Nimani 2, Shala 5, A. Shabani 4, Beqiri, Sejdijaj, Qabra, Maxhera 7, Zhuri, Neziri 7, R. Shabani 5, K. Terziqi, Cimili 6.

Prizreni: Koro, Etemi, S. Krasniqi 3, Buqaj, Bytyqi, Thaqi, Skenderi 3, A. Krasniqi, Spahija 3, Ramani, Gashi 1, Leka 2, Ahmetaj, Mehmeti 10, Zherka 6.

Kastrioti – Drenica 37:32 (17:10)

Kastrioti: Esati, D. Dugolli, Syla 9, Qerimi 1,A. Dugolli 4, Brahimi, Bislimi 2, Shabani 5, Mustafa 8, Rudari 3, Selmani 1, Bytyqi, Ramadani, Azemi, Tafarshiku 2, Qerimi.

Drenica: Geci, Muqolli, Sahiti 1, Binaku 2, Zekaj 4, Batatina 4, Hamza 1, Gashi 2, Zariqi, Gjota, Kastrati 18.

Vushtrria – Prishtina 25:33 (11:19)

Vushtrria: Pllana, Ibishi, Gubetini 6, Demiri, F. Jashari, Klinaku 9, Sadiku, Musa, M. Jashari 2, Abazxhiku 3, Selaci, Karaqa, Mehmeti, A. Musa 1, Miftari 1, A. Karaqa 3.

Prishtina: Agushi, Beqiraj, Ademi, Abazi 5, Bajqinovci 8, Fetahu 2, Hoxha, Beshiri 10, Gjuka 4, Prekazi 4, Sherifi, Kuleta.

Drita – Vëllaznimi 29:46 (12:21)

Drita: Toska 5, Shkodra 4, Veliu 4, Asllani 3, Sllamniku 5, Latifi 3, Y. Sllamniku 4.

Vëllaznimi: Halili 7, Luzha 2, Rama 5, Fana 5, Rexha 5, Morina 5, Neziri 4, Mamusha 7, Lluka 5, Mehmeti 2, Brahushi, Hoxha.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Nesër nga ora 13:00 tërhiqet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Turneu final i …

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të vlerësohet. Kosova ishte në …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Finalen skuadra vushtrriase e …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova