Trepça nuk ka lejuar që të mposhtet dy herë rresht nga Rahoveci në “Minatori”. Të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së 19-të kampionale, përkatësisht xhiros së parë të Superligës A, Trepça fitoi ndaj “vreshtarëve” me rezultat 29:23.
15:11 ishte rezultati pas pjesës së parë.
Rahoveci javë më parë fitoi në Mitrovicë, por të mërkurën skuadra vendase ka kontrolluar lojën. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:11. Në fillim të pjesës së dytë rahovecasit u afruan në dy gola, por pasoi një periudhë e suksesshme për “xehetarët” që krijuan epërsi deri në 10 gola (25:15). Në fund rezultati ishte 29:23.
Sali Maxhera e Alban Shabani shënuan nga 6 gola për Trepçën. Me paraqitje të mirë u dallua portieri Meriton Lladrovci që kishte mbi 15 pritje. Alban Haziri realizoi 8 gola për Rahovecin, kurse 6 i kishte Besmir Kusari.
Trepça forcohet në pozitën e tretë me 27 pikë. Rahoveci mbetet i katërti me 24 pikë.