Trepça kthehet te fitorja, e mposht Drenicën

Pas dy humbjeve, Trepça është kthyer te fitorja të dielën. Në kuadër të javës së 20-të kampionale, përkatësisht javës së dytë të Superligës A, Trepça e mposhti në Drenas skuadrën e Drenicës me rezultat 35:27.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:13 në të mirë të mitrovicasve. Alban Shabani shënoi 8 gola për Trepçën, ndërsa nga 6 i realizuan Erkan Abazgjiku e Shpëtim Mehmeti. Petrit Zekaj shënoi 7 herë për Drenicën, kurse nga 6 gola i kishin Besart Binaku e Besim Dubovci. Trepça renditet e treta me 23 pikë kurse Drenica është e gjashta me 16 pikë.

Lajme tjera