Trepça me fitore të madhe në Gjakovë, kalon në gjysmëfinale

Në foto shihen lojtarët e të dy ekipeve duke luajtur hendboll.

Trepçës i ka takuar ndeshja kryesore e çerekfinales së Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Trepça të enjten mbrëma fitoj ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 31:25. Ndeshja është luajtur pa praninë e shikuesve, në bazë të vendimit të FHK-së.

Mitrovicasit kanë nisur shkëputjen pas minutës së 15-të ndërsa pas pjesës së parë rezultati ishte 15:10 në të mirë të Trepçës. Në pjesën e dytë epërsia e Trepçës shkoj deri në dhjetë gola, ndërsa ajo nuk u rrezikua asnjëherë.

F. Klinaku me 11 gola dhe S. Maxhera me 8 gola ishin më efikasët te Trepça. Te Vëllaznimi 7 gola i shënoj A. Halili.

Të mërkurën në gjysmëfinale kaluan Kastrioti e Prishtina, ndërsa ka mbetur të zhvillohet ndeshja Besa Famgas – Zhegra.

Vëllaznimi – Trepça 25:31 (10:15)

Vëllaznimi: Lluka 1, Brahushi, Mamusha, Morina, Rama 1, Halili 7, Luzha, Rexha 3, Hoxha, Pozhegu, Neziri 5, Fana 4, Spahija 2, Leka 2, Idrizi.

Trepça: Terziqi, Abrashi, Sejdijaj, Mujka 1, Beqiri, Maxhera 8, Smaka, Shala, Nimani, Klinaku 11, Shabani 4, Voca, K. Terziqi 2, Abazxhiku 2, Cimili 3, Fejzullahu.

Lajme tjera