Trepça ka shënuar tjetër fitore në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të shtunën në Shtime, në kuadër të xhiros së 24-t, Trepça e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 36:33. Kastrioti ishte nikoqir, ndërsa e organizoi ndeshjen në Shtime. Me fitore, Trepça është forcuar në pozitën e dytë. I ka 30 pikë. Kastrioti mbetet i gjashti me 19 pikë dhe largohet tutje nga gara për plejof.
Që në minutën e tetë mitrovicasit u shkëputën 7:2 e më pas mbajti epërsi të lartë deri në fund të pjesës së parë.
Në minutën e 39-të epërsia e Trepçës ishte dhjetë gola, 26:16. Kastrioti ia doli të afrohet në 33:31 në minutën e 57-të, por më pas mysafirët shënuan dy herë për 35:31. Në fund rezultati ishte 36:33 për Trepçën.
Lulzim Shabani i shënoi dhjetë gola për Trepçën, ndërsa shtatë i realizoi Yassine Benjouida. Te Kastrioti 12 gola i shënoi Festim Mustafa, ndërsa tetë i kishte Hamdi Salihu.