Trepça në rrethin e dytë të Kupës

Trepça e Mitrovicës ka kaluar në rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në ndeshjen e fundit të rrethit të parë të Kupës, Trepça të enjten në palestrën “Minatori” në Mitrovicë fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat 39:27. 18:13 ishte rezultati pas pjesës së parë.

Ndeshjet tjera të rrethit të parë janë luajtur javën e kaluar.

Të mërkurën është luajtur ndeshja e mbetur e javës së gjashtë të Superligës në mes të Besa Famgas dhe Llapit. Fitore ka shënura kampioni aktual (48:8), që tani udhëheq në tabelë me 14 pikë. Besa i ka fituar të gjitha shtatë ndeshjet e deritashme.

Trepça – Samadrexha 39:27 (18:13)

Trepça: B. Terziqi, Maxhera 7, R. Shabani 8, Zhuri 4, Çabra3, Shala, E. Beqiri 3, K. Terziqi 1, A. Shabani 3, Y. Beqiri, Sejdijaj, Abrashi, Smaka 9, Nimani 1.

Samadrexha: F. Maloku 3, Sh. Maloku, Jashari 4, Shala, A. Basholli 2, V. Maloku, A. Maloku, Avd. Maloku 2, B. Maloku 2, Rashani, Ant. Maloku 12, S. Maloku 3.

Lajme tjera