Trepça, Prishtina, Rahoveci e Ferizaj me transferime të rëndësishme

Ka përfunduar miniafati kalimtar në hendbollin kosovar. Miniafati ishte i hapur prej 10 deri më 17 janar, ndërsa skuadra më e përforcuar pritet të dalë Trepça.

Skuadra mitrovicase ka paraqitur kërkesë që nga Besa Famgas ta transferojë bekun Deniz Terziqi. Prej Kastriotit, Trepça ka paraqitur kërkesë për transferimin e Lulëzim Shabanit e Shpëtim Mehmetit.
Në drejtim të kundërt, nga Trepça te Kastrioti pritet të kalojë Arbër Aliu. Kastrioti ka paraqitur kërkesë edhe për Hamdi Salihun e Prishtinës.
Kërkesë për dy përforcime ka bërë Rahoveci. “Vreshtarët” kanë paraqitur kërkesë për portierin e deritashëm të Besës, Arti Luzha, si dhe brazilianin e Deçanit, Mateus Henrique.
Skuadra pejane, Besa Famgas, ka paraqitur kërkesë për Nimon Idrizajn e Deçanit, ndërsa Samid Mekiq pritet të bashkohet me Prishtinën.
Mekiq në të kaluarën ka luajtur për Kastriotin, ndërsa te Prishtina pritet të vijë nga Suedia. Prishtina paraqiti kërkesë edhe për lojtarin nga Kuba, Manuel Barrios Lores, që së fundi luajti në Portugali. Samadrexha ka paraqitur kërkesë për Besmir Mujën e Vushtrrisë. Me regjistrim të dyfishtë Samadrexhës pritet t’i bashkohen Arjanit Hyseni (Vushtrria) dhe Ermir Januzi (Trepça).

Në konkurrencën e femrave, dy përforcime të mëdha i planifikon Ferizaj. KHF Ferizaj ka paraqitur kërkesë për Aida Stagovën dhe Shkurte Mehmetin që deri më tani ishin te Prishtina.
Prej Ferizajit tek Prishtina pritet të kaloj Mimoza Sefedini.
Prej Prishtinës tek Ulpiana pritet të kalojë Donita Shala, kurse Iurosana Haskaj pritet të transferohet nga Deçani te Shqiponja.

Të gjitha kërkesat e paraqitura në afatin kalimtar do të shqyrtohen nga komisioni për transferimin e lojtarëve.

Konkurrenca e meshkujve

NrEmri dhe MbiemriNga KlubiNë Klubin                 
1Deniz TerziqiKH Besa FamgasKH Trepça
2Lulëzim ShabaniKH KastriotiKH Trepça
3Shpëtim MehmetiKH KastriotiKH Trepça
4Arti LuzhaKH Besa FamgasKH Rahoveci
5Mateus HenriqueKH DeçaniKH Rahoveci
6Besmir MujaKH VushtrriaKH Samadrexha
7Arjanit HyseniKH VushtrriaKH Samadrexha       r.dyfisht
8Ermir JanuziKH TrepçaKH Samadrexha       r.dyfisht
9Nimon IdrizajKH DeçaniKH Besa Famgas    
10Samid MekiqSuediaKH Prishtina
11Manuel LoresPortugaliaKH Prishtina
12Arbër AliuKH TrepçaKH Kastrioti
13Hamdi SalihuKH PrishtinaKH Kastrioti

Konkurrenca e femrave

NrEmri dhe MbiemriNga KlubiNë Klubin  
1Aida StagovaKHF PrishtinaKHF Ferizaj 
2Shkurte MehmetiKHF PrishtinaKHF Ferizaj 
3Donita ShalaKHF PrishtinaKHF Ulpiana 
4Iurosana HaskajKHF DeçaniKHF Shqiponja 
5Mimoza SefediniKHF FerizajKHF Prishtina 

Lajme tjera