Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Tri lojtare të Kosovës në shtatëshen më të mirë te IHF Trophy U19

Tri hendbolliste të Kosovës kanë zënë vend në shtatëshen më të mirë të IHF Trophy për zonën evropiane për grupmoshën e junioreve (U19). Kosova të dielën pësoi në finale nga Britania e Madhe, që vazhdon në fazën ndërkontinentale.
Britanikja Heidi Jane Warren u shpall lojtarja më e mirë.
Pos saj në shtatëshen më të mirë janë edhe: Preslava Stoycheve (Bullgari), Arlinda Maloku (Kosovë), Elisa Mirdita (Kosovë), Angjelina Krasniqi (Kosovë), Chloe Rebecca Barnard (Britani e Madhe), Shinka Filipova (Bullgari).
Mirjeta Dinolli u shpall lojtarja më e mirë e mbrojtjes, ndërsa Katherine Kesselring e Britanisë së Madhe ishte golashënuesja më e mirë. Ajo i realizoi 34 gola.

Lajme tjera