Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

U luajtën gjysmëfinalet e turneut “Shqiponja 2000”

Në nderim të 8 Marsit, ditës së gruas, të martën në Gjakovë ka nisur turneu tradicional i hendbollisteve, “Shqiponja 2000”. Janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale, ndërsa finalja dhe ndeshja për vendin e tretë janë të mërkurën.
Kombëtarja U19 e Kosovës është përballur në gjysmëfinale me Bullgarinë U19, ndërsa ka pësuar humbje me rezultat 29:17. Pak gjëra kanë funksionuar në lojën e Kombëtares sonë, që është grumbulluar në Gjakovë në kuadër të përgatitjeve për Evropianin që mbahet në verë në Prishtinë. Por mësime pritet të nxjerrën nga kjo paraqitje e zbehtë.
Në gjysmëfinalen tjetër u përballën Shqiponja dhe skuadra nga Maqedonia e Veriut, Gjorgje Petrov. Skuadra mysafire fitoi me rezultat 47:18.
Pra në finale takohet Bullgaria U19 dhe Gjorgje Petrovi.

Lajme tjera