Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

U luajtën gjysmëfinalet e turneut tradicional “Shqiponja 2000”

Të premten në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të turneut tradicional “Shqiponja 2000”.

Ky turne zhvillohet për të festuar 8 Marsin, ditën e gruas. Organizohet nga klubi gjakovar Shqiponja, me përkrahje të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Në edicionin e këtij viti po marrin pjesë Shqiponja, Ferizaj, Nikshiqi i Malit të Zi dhe Gjorche Petrovi i Maqedonisë së Veriut.

gjysmëfinalen e parë Ferizaj fitoi ndaj Nikshiqit me rezultat 35:29.

Gjysmëfinalen e dytë mes Shqiponjës dhe Gjorche Petrovit e fitoi skuadra nikoqire me rezultat 40:29.

Të shtunën prej orës 12:00 është ndeshja për vend të tretë mes Nikshiqit dhe Gjorche Petrovit. Finalja mes Ferizajt dhe Shqiponjës zhvillohet prej orës 14:00.