Të enjten pasdite në palestrën “Minatori” në Mitrovicë janë luajtur ndeshjet çerekfinale të Ligës së Pionierëve në hendboll (djemtë).
Fillimisht Trepça U16 shënoi fitore bindëse ndaj Vëllaznimit (33:13).
Rivalitet dukshëm më të madh kishte në ndeshjen e dytë që vuri përballë Istogun e Kastriotin. Skuadra istogase fitoi me një gol dallim, 18:17.
Bindshëm fitoi edhe Drenica ndaj Rahovecit, 24:6, ndërsa ndeshjen mes Besa Famgasit dhe Prishtinës e fitoi skuadra kryeqytetase me rezultatin 24:15.
Të premten janë ndeshjet gjysmëfinale.
Nga ora 16:00 takohen Istogu e Drenica, ndërsa prej orës 17:30 është takimi Trepça – Prishtina.
Të shtunën është ndeshja për vend të tretë dhe finalja.