Të hënën në Vushtrri janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale në Ligën e Pioniereve. Janë zhvilluar ndeshje kryesisht të mira dhe është shfaqur hendboll solid.
Shumë prej vajzave kanë treguar se janë me potencial, nëse e vazhdojnë punën për zhvillimin e mëtejmë.
Fillimsht Vushtrria fitoi ndaj Kastriotit me rezultat 40:13.
Në çerekfinalen e dytë u përballën Ferizaj e Besa, ndërsa fitore me 28:24 shënoi skuadra pejane.
35:17 përfundoi ndeshja Shqiponja – Prishtina, ndërsa Istogu e mposhti Samadrexhën me rezultatin 34:23.
Të martën janë gjysmëfinalet. Në gjysmëfinalen e parë takohen Vushtrria e Istogu, ndërsa gjysmëfinalja e dytë vë përballë Besën e Shqiponjën.