Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ulpiana, kampione vjeshtore në Ligën e Parë – tetë ndeshje, tetë fitore

Me ndeshjen ndaj CLICK-ut, Ulpiana i ka dhënë fund stinorit vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Skuadra lipjanase fitoi 35:25 për të përmbyllur një stinor shumë të suksesshëm.
Sumea Sadiku e Flaka Hoti i kishin nga tetë gola, Shijesa Zeneli shtatë e Alketa Baftijari gjashtë.
Ulpiana i ka fituar të gjitha tetë ndeshjet e pjesës së parë të kampionatit dhe dimëron në pozitën e parë me 16 pikë.
Dukagjini është i dyti me 11 pikë, por e ka ende një ndeshje të pazhvilluar. 11 pikë i ka edhe Vjosa, ndërsa pason CLICK me 10.
Pasojnë në tabelë KEK-u, Prizreni, Trepça, Jusuf Gërvalla e Llapusha, ndërkohë që kanë mbetur edhe disa ndeshje për t’u zhvilluar.
Gara në Ligën e Parë ishte interesante, ndërsa në skuadra u rriten lojtare të reja që pritet të jenë të rëndësishme për hendbollin tonë.