Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ulpiana, kampione në Ligën e Parë

Me fitoren në Gjilan ndaj Dritës, KHF Ulpiana ka kompletuar një edicion shumë të suksesshëm. Skuadra nga Lipjani ka fituar të gjitha 16 ndeshjet kampionale dhe ka fituar titullin e kampionit në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll. Në edicionin e ardhshëm garues, Ulpiana do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës.
Të dielën, Ulpiana fitoi në Gjilan ndaj Dritës me rezultat 35:28.
Alketa Baftijari i realizoi 12 gola, ndërsa tetë i kishte Ermira Krasniqi.
Ulpiana kthehet në Superligë pas një viti mungesë, por këtë herë me synime më të mëdha.
Në Ligën e Parë ka lënë prapa KEK-un, Vjosën, Dritën, Trepçën, Prizrenin, Deçanin, CLICK-un dhe Llapushën.

Lajme tjera