Ulpiana e Lipjanit është kampione e Ligës së Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Ulpiana ka mbledhur 24 pikë, duke i fituar të gjitha 12 ndeshjet në edicionin 2020\2021.
Ulpiana në edicionin e ardhshëm do të luajë në Superligën e Kosovës në hendboll. Kupa për skuadrën kampione është dorëzuar të dielën në një ceremoni të mbajtur në palestrën në Lipjan. Po ashtu janë dorëzuar medaljet për lojtaret e Ulpianës.
Kupën dhe medaljet i kanë dorëzuar Fitim Arifi, ushtrues i detyrës së drejtorit të Departamentit të Sportit dhe Komesari i garave, Istref Sadriu.
Në vendin e dytë renditet Prizreni që do të luaj në plejaut me të parafundit në Superligë, për një vend në elitë në edicionin e ardhshëm.