Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Urime Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë

Sukseset sportive nuk e kanë vlerën e njëjtë nëse ato nuk prezantohen para publikut të gjerë. Ecja para është e pamundur pa evidentim të lëshimeve eventuale dhe më pas përmirësimin e tyre. Kjo do të ishte vështirë e arritshme pa raportimin e gazetarëve sportivë.

Sot është Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë dhe Federata e Hendbollit e Kosovës uron përzemërsisht gazetarët sportivë të Kosovës. Ata i llogarisim pjesë të familjes së gjerë sportive. Së bashku i ndajmë sukseset e vështirësitë, sfidat e të arriturat. Së bashku jemi në çdo gjë.

Ne me aktivitete dhe ofrim të informatave për gazetarët, ata me raportim korrekt e të shpejtë. Edhe kritikat e tyre kanë peshë të madhe për ne. Na ndihmojnë që të bëjmë hapa para.Gazetarët sportivë kanë qenë krah i djathtë i FHK- së në të gjitha periudhat. Të tillë janë edhe sot.

I falenderojmë dhe i urojmë për ditën e tyre.