Urimi i presidentit Saraçini për Vitin e Ri

Me rastin e përfundimit të vitit kalendarik 2017, njeriu i parë i Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës z.Eugen Saraçini, ju drejtohet klubeve, shoqatave, hendbollisteve dhe hendbollistëve, trajnerëve, gjyqtarëve, punëtorëve sportiv dhe gjithë dashamirëve të hendbollit me këtë mesazh:

“E nderuara familje e madhe e Hendbollit e Kosovës. Kemi kënaqësinë dhe privilegjin që të gjithë sportistëve, zyrtarëve dhe miqve të hendbollit të Kosovës, në emër të Bordit të Federatës dhe në emrin tim personal, të ju urojmë një vit të Ri të mbarë, te shëndetshëm dhe të suksesshëm. Hendbolli në vitin 2018 do të jetë edhe me i suksesshëm, me më shume hendbolliste e hendbollistë të rinjë. Klubeve dhe ekipeve udhëheqëse ju dëshirojmë sukses më të madh në organizimin e klubeve të tyre dhe në ngritjen e cilësisë së hendbollit në vendin ton”.

Lajme tjera