Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vazhdohet marrëveshja për Akademinë e Hendbollit në mes Komunës së Ferizajt dhe Federatës së Hendbollit të Kosovës

Kryetari Aliu gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Kryetarin e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij si dhe drejtuesit e Klubit të Hendbollit “Kastrioti” – meshkujt në Ferizaj.

Në këtë takim u diskutua për bashkërendimin e aktiviteteve të klubit të hendbollit ferizajas, zbatimin e projekteve të përbashkëta në këtë fushë, si dhe vazhdimin e marrëveshjes së mëhershme të Komunës së Ferizajt me federatën për Akademinë e Hendbollit.

Kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, u shpreh se Ferizaj është qyteti ikonë i hendbollit kosovar dhe se mbështetja nga FHK për Klubin e Hendbollit “Kastrioti” nuk do të mungoj.

Në anën tjetër, Kryetari i KH “Kastrioti” – meshkujt, Lulzim Abazi, falënderoi për vizitën kreun e FHK-së dhe siguroi këta të fundit se bashkë me kryetarin Aliu kanë projekte konkrete që ta kthejnë dinjitetin e këtij klubi dhe t’ia rikthejnë lavdinë e fitoreve të shumta në rang republikan e ndërkombëtar.

Kryetari Aliu falënderoi drejtuesit e FHK-së për mbështetjen që po i japin këta të fundit hendbollit ferizajas, kurse në anën tjetër, duke e uruar për pozitën e të parit të Ferizajt, drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës u shprehën se Ferizaj meriton investime të jashtëzakonshme në kthimin e fitoreve dhe lavdisë në sportin e hendbollit.