Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vazhdon Superliga e hendbollisteve

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, në fundjavë vazhdon Superliga e Kosovës në hendboll (femrat). Në program është xhiroja e 16-të.
Deri në fund të pjesës së rregullt të kampionatit kanë mbetur edhe tri xhiro. Derisa Istogu e ka siguruar vendin e parë për plejof, gara është e hapur për pozitën e dytë e po ashtu për mbetje në elitë.
Nga Superliga largohen skuadrat që përfundojnë në pozitat tetë, nëntë dhe dhjetë. Ndërkohë skuadra e vendit të shtatë luan ndeshje plejauti me skuadrën që renditet e dyta në Ligën e Parë.
Të shtunën janë katër ndeshje të xhiros së 16-të kampionatit të hendbollisteve. Vëllaznimi e Jusuf Gërvalla luajnë prej orës 14:00, ndërsa në ora 15:00 fillon ndeshja Dukagjini – Istogu.
Prishtina e pret Samadrexhën në ndeshjen që zhvillohet prej orës 16:00, derisa nga ora 17:00 është takimi Ferizaj – Kastrioti.
Xhiroja e 16-të mbyllet me ndeshjen Shqiponja – Vushtrria, që luhet të dielën nga ora 17:00.
Në Ligën e Parë të hendbollisteve është java e 18-të. Të shtunën janë ndeshjet CLICK – Deçani (11:00) dhe Prizreni – KEK-u (13:00). Drita – Ulpiana (14:00) dhe Llapusha – Trepça (13:00) janë ndeshjet që luhen të dielën.