Hendbolli kosovar ka mbetur sot pa një personalitet të shquar dhe një kontribues shumëvjeçar. Fahri Buçinca, doajen i hendbollit vushtrrias dhe atij kosovar në përgjithësi, ka ndërruar jetë në moshë 86-vjeçare.
Kontributi i të ndjerit për sportin tonë është shumë i madh. Buçinca nisi karrierën si lojtar në vendlindje, Vushtrri, si pionier i hendbollit. Më vonë Buçinca e bëri elitare skuadrën vushtrriase. Ishte anëtar i kryesisë së klubit të hendbollit Prishtina e po ashtu delegat në ligat federative. Nga viti 1991 ishte anëtar i kryesisë së FHK-së dhe anëtar i Komisionit të garave të Ligës së Republikës së Kosovës, të mëvetësuar në vitin 1991.
Ishte aktiv edhe në publicistikën sportive, sidomos për regjionin e Vushtrrisë. Është nderuar nga FHK-ja me mirënjohje për vepër jetësore e po ashtu nga KOK-u për kontributin në sport.
Presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini në emër të komunitetit të hendbollit i shpreh ngushëllime familjes Buçinca. Kontributi i Fahri Buçincës do të kujtohet përherë