Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vdiq Haqif Mulliqi, FHK-ja i shpreh ngushëllime familjes së nderuar Mulliqi

Të martën ka ndërruar jetë Haqif Mulliqi, një personalitet i rrallë që ka lënë gjurmë në shumë fusha.
Pos si profesor e dramaturg, i ndjeri Mulliqi është shquar edhe si hendbollist. Ai ishte lojtar i dalluar në skuadrën e Prishtinës, ndërsa më pas edhe përkrahës i madh i e vazhdueshëm i gjithë hendbollit kosovar.
Me vdekjen e profesor Mulliqit, familja kosovare e hendbollit ka mbetur pa një anëtar të rëndësishm.
“Kontributi i tij për sportin tonë dhe për Kosovën në përgjithësi do të kujtohet gjithnjë. Ju keni humbur një anëtar të familjes, por edhe Federata jonë dhe i gjithë komuniteti i hendbollit kosovar ka mbetur pa një anëtar të rëndësishëm”, shkruan presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini në telegramin e ngushëllimit për familjen e nderuar Mulliqi.

Lajme tjera