Vëllaznimi e mposht Dritën në Gjilan

Vëllaznimi është kthyer në vendin e pestë pas fitores që e shënoi të dielen ndaj Dritës në Gjilan. Në ndeshjen e fundit të javës së 18-të në Superligën për hendbollistë, gjakovarët fituan me rezultat bindës, 36:23. Tani Vëllaznimi është i pesti me 16 pikë, një më shumë se Vushtrria që renditet e gjashta. Drita mbetet e katërta me 20 pikë, të cilat i ka fituar në vjeshtë. Gjilanasit po kanë telashe me rezultate në pjesën e dytë të kampionatit.

Me xhiron e 18-të ka përfunduar pjesa e rregullt e garave, ndërsa tani gara vazhdon me Superligën A dhe Superligën B. Në Superligën A për plejof e titull do të garojnë Kastrioti, Besa Famgas, Prishtina, Drita, Vëllaznimi e Vushtrria. Në Superligën B për të evituar rënien do të garojnë Trepça, Drenica, Zhegra e Samadrexha.

Te Drita në ndeshjen e së dieles ndaj Vëllaznimit më efikasi ishte G. Misini me 11 gola. A. Halili shënoi tetë herë për gjakovarët.

Drita – Vëllaznimi 23:36 (14:17)

Drita: Musliu 1, Misini 11, Memeti 1, Sllamniku 5, Veliu 4, Bunjaku 1, Latifi, Sylejmani.

Vëllaznimi: Rama 5, Spahija 2, Mamusha 4, Luzha, Gaxha 3, Hoxha, Fana 3, Halili 8, Neziri 6, Bardhoku, Rexha 5.

Lajme tjera