Vëllaznimi fiton me përmbysje, futet në garë për plejof

Vëllaznimit i ka takuar ndeshja e parë e javës së fundit (28) të Superligës A të Kosovës në hendboll . Në një ndeshje interesante të luajtur të mërkurën në Gjakovë, Vëllaznimi fitoi ndaj Trepçës me dy gola dallim, 34:32. Vendasit kanë përmbysur rezultatin në pjesën e dytë për të arritur te fitorja. Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:13 për mitrovicasit. Por lojtarët e Vëllaznimit nuk u dorëzuan dhe në pjesën e dytë siguruan fitore. Ardi Halili ishte më efikasi me 13 gola, ndërsa 8 i realizoi Mali Luzha. Trepçës këtë herë nuk i mjaftuan 11 golat e Fidan Cimilit dhe 8 të Sali Maxherës.

Trepça edicionin e mbyllë në vendin e tretë me 28 pikë dhe në gjysmëfinale të plejofit do të luaj me Prishtinën.
Vëllaznimi tani i ka 26 pikë, sa edhe Kastrioti. Në rast se Kastrioti nuk merr pikë ndaj Prishtinës nesër, atëherë Vëllaznimi do të hyjë në plejof nga pozita e katërt.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë, kurse “xehetarët” në fund u shkëputën në tri gola. Epërsia e Trepçës shkoi deri në pesë gola në pjesën e dytë (19:14, 20:15). Në minutën 42 Vëllaznimi barazoi rezultatin në 21:21 pas një serie të suksesshme. Më pas u luajt për secilin gol dhe fare në fund Vëllaznimi krijoi epërsi prej dy golave që i mjaftoi për fitoren e rëndësishme.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Sot prej orës 19.15 luhet finalja e dytë e Superligës së hendbollistëve mes Prishtinës dhe …

Te Besa Famgas vlerësojnë se e kanë përgatitur si duhet ndeshjen e dytë finale ndaj …

Trajneri i Prishtinës, Taib Kabashi, ka pranuar cilësinë e Besës, por ka shtuar se edhe …

Ndeshja dramatike ka nxjerrë Vushtrrinë fituese, të martën në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”. Vushtrria …

Prishtina e Besa Famgas takohen të mërkurën (nesër) nga ora 19:15 në ndeshjen e dytë …

Sot prej orës 19.15 luhet finalja e dytë e Superligës së hendbollistëve mes Prishtinës dhe Besa Famgasit. Pas finales …

Te Besa Famgas vlerësojnë se e kanë përgatitur si duhet ndeshjen e dytë finale ndaj Prishtinës. Ndeshjen e parë …

Trajneri i Prishtinës, Taib Kabashi, ka pranuar cilësinë e Besës, por ka shtuar se edhe skuadra e tij është …

Ndeshja dramatike ka nxjerrë Vushtrrinë fituese, të martën në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”. Vushtrria e Istogu kanë luajtur …

Prishtina e Besa Famgas takohen të mërkurën (nesër) nga ora 19:15 në ndeshjen e dytë finale të plejofit në …

Sot luhet ndeshja e dytë finale e plejofit të Superligës së hendbollisteve mes Vushtrrisë e Istogut. Ndeshja luhet nga …

Trajneri i Istogut, Faruk Shala, ka treguar se skuadra e tij synon të siguroj titullin nesër në Vushtrri. Vushtrria …

Te KHF Vushtrria po mobilizohen për ndeshjen e dytë finale të plejofit ndaj Istogut. Finalja e dytë është nesër …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova